Regjisorja maqedonase Tamara Kotevska fitoi çmimin prestigjioz Producer/Director Panda Award në Wildscreen Panda Awards 2026 në Britaninë e Madhe, për filmin dokumentar “Historia e Siljanit”, të realizuar për National Geographic Documentary Films. Me këtë mirënjohje, ajo u bë fituesja e parë e këtij çmimi nga Maqedonia dhe rajoni.
Pas suksesit të filmit “Toka e mjaltit”, Kotevska vazhdon të promovojë kinematografinë maqedonase në skenën botërore. Filmi “Historia e Siljanit”, i cili trajton marrëdhënien ndërmjet njeriut dhe natyrës, ka marrë gjithashtu nominime për çmimet “Emmy”, “Grierson” dhe Jackson Wild Media Awards.