Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mbrëmje muzikore në Beograd në nder të Beti Gjorgjeviqit

Mbrëmje muzikore në Beograd në nder të Beti Gjorgjeviqit

Qendra Kulturore dhe Informative Maqedonase në Beograd, në bashkëpunim me „Tangram Center“, organizon sonte një mbrëmje muzikore përkujtimore kushtuar këngëtares së xhazit dhe soul-it me prejardhje maqedonase, Beti Gjorgjeviq, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.

 

Ngjarja, e titulluar „Fundi i trishtimit tim“, sipas hitit të saj të madh të vitit 1974, do të sjellë kujtime dhe materiale nga arkivi filmik për jetën dhe krijimtarinë e saj, si dhe interpretime muzikore nga Nada Pavlloviq dhe Ekstra Nena, të shoqëruara në piano nga Nebojsha Kostiq.

 

Mbrëmja do të mbahet në orën 19:30, në ambientet e Qendrës Kulturore dhe Informative në Beograd, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Accessibility Menu