Teatri i Dramës në Shkup, nga 26 deri më 31 tetor, do të jetë nikoqir i edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit RUTA. Publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjashtë shfaqje dhe bashkëprodhime nga teatrot anëtare të Unionit Rajonal të Teatrove nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Festivali do të mbyllet më 31 tetor me shfaqjen “Dashuria e Fedrës” të Teatrit të Dramës në Shkup.
Edicioni i sivjetshëm sjell edhe programin e ri “MonoRUTA”, me katër monodrama nga rajoni, ndër të cilat edhe “Xheki”, në interpretim të Trajanka Ilieva Veljiq. Shfaqjet do të jepen në Skenën Akademike të Fakultetit të Arteve të Dramës, me fillim në orën 17:00.
Programi përfshin edhe tri punëtori teatrore kushtuar menaxhimit në kulturë, aktrimit dhe të folurit skenik, të cilat do të udhëhiqen nga profesionistë të shquar të teatrit nga rajoni.