Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Festivali teatror studentor “Skomrahi” nga 14 deri më 18 nëntor në Shkup

Festivali teatror studentor “Skomrahi” nga 14 deri më 18 nëntor në Shkup

Nga 14 deri më 18 nëntor, në Shkup do të mbahet festivali teatror studentor “Skomrahi”, nën moton “A na bëhet vonë?”, në të cilin do të marrin pjesë studentë nga akademitë e arteve dramatike të gjashtë vendeve – Sllovenisë, Serbisë, Malit të Zi, Belgjikës, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.

Festivali do të ofrojë një program të pasur me shfaqje teatrore, punëtori, ligjërata, biseda me pjesëmarrësit dhe përmbajtje muzikore. Këtë vit, për herë të parë, do të realizohet edhe programi “Shkëmbimet Skomrahi”, i cili do të bashkojë studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike, Fakultetit të Arteve Figurative dhe Fakultetit të Arkitekturës.

Përmes teatrit dhe shkëmbimit krijues, festivali trajton çështje aktuale që lidhen me të rinjtë dhe shoqërinë bashkëkohore.

Accessibility Menu