Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arti maqedonas prezantohet në Zagreb përmes një ekspozite dhe një koncerti

Arti maqedonas prezantohet në Zagreb përmes një ekspozite dhe një koncerti
Qendra Kulturore-Informative (QKI) e Maqedonisë në Zagreb prezantoi artin bashkëkohor maqedonas para publikut kroat përmes ekspozitës „Fluktuacioni“ të artistit vizual Filip Pereski dhe koncertit „Rrugëtim tingullor“ të artistëve të rinj muzikorë Simeon Goshev, në violinë dhe Anastasija Giçevska, në piano.
 
Ekspozita prezanton krijimtarinë e Pereskit dhe hulumtimin e tij të vijës si element vizual, ndërsa programi i koncertit përfshiu vepra të Cezar Frankut, Henrik Vieniafskit dhe kompozitorit maqedonas Tomisllav Zografski.
 
Në këtë ngjarje mbajtën fjalime ambasadori maqedonas në Kroaci, Dragan Gjyrçevski, dhe drejtoresha e QKI-së në Zagreb, Mimi Gjorgoska Ilievska, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe të promovimit të krijimtarisë maqedonase në Kroaci.
 
Ngjarja është pjesë e programit vjetor të Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë në Zagreb, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Accessibility Menu