Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” nis edicionin e katërt në Shkup

Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” nis edicionin e katërt në Shkup

Nga 16 deri më 22 nëntor 2026, në Teatrin Shqiptar – Shkup mbahet edicioni i katërt i Festivalit të Teatrit Shqiptar “MOISIU”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që bashkon skenat teatrore shqiptare nga rajoni.

“MOISIU” është një koproduksion i Teatrit Shqiptar – Shkup, Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ky partneritet institucional synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore dhe krijimin e një platforme të përbashkët për zhvillimin dhe afirmimin e artit skenik.

Festivali organizohet sipas parimit të rotacionit, ndërsa këtë vit mikpritës është Teatri Shqiptar – Shkup. Edicioni i sivjetmë i “MOISIU” sjell një program të pasur artistik me gjithsej 10 shfaqje teatrale. Programi përfshin prurje të larmishme estetike, qasje bashkëkohore regjisoriale dhe zëra të rëndësishëm të krijimtarisë teatrale shqiptare.

Përgjatë shtatë ditëve, festivali synon ta shndërrojë Shkupin në një pikëtakim të rëndësishëm për artistët, institucionet dhe publikun, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e përvojave, dialogun artistik dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet teatrove.

Accessibility Menu