NJOFITIM PËR LEKTORËT

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Këshilli i gjuhës maqedonase shqyrtoi problemin me certifikatat dhe licencat e provimit të lekturës, duke pasur parasysh ankesat se certifikatat nuk njiheshin gjatë punësimit ose angazhimit të lektorëve dhe se kërkoheshin licenca. Certifikatat dhe licencat për kalimin e provimit të lekturës kanë të NJËJTËN VLERË dhe janë provë e vlefshme e kalimit të provimit të lekturës.

Njëkohësisht, lektorët me certifikata për dhënien e provimit të lekturës ftohen të paraqiten personalisht në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit ose në adresat lektorskiispit@kultura.gov.mk dhe sovetzamakedonskijazik@kultura.gov.mk për të dërguar kopje të skanuar të certifikatës dhe informacionin e kontaktit në mënyrë që regjistri për lektorë të përditësohet.

Informacione shtesë në lidhje me përditësimin e regjistrit të lektorëve mund të merrni në adresën e mëposhtme lektorskiispit@kultura.gov.mk ose në telefon: (02) 324 0572 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 12:00. me personin përgjegjës për zhvillimin e provimit për marrjen e licencës së lekturës.

Accessibility Menu