Tre vlerësime në Çmimet bullgare të Teatrit për bashkëprodhimin “Pa gjak” të Teatrit të Velesit dhe Teatrit të Plovdivit

Tre vlerësime në Çmimet bullgare të Teatrit për bashkëprodhimin “Pa gjak” të Teatrit të Velesit dhe Teatrit të Plovdivit

Në ceremoninë e këtij viti të Çmimeve teatrale ASKEER në Bullgari, shfaqja “Pa gjak”, bashkëprodhim i Teatrit të dramës nga Plovdivi dhe Teatrit “Jordan Haxhi Konstantinov- Xhinot” nga Velesi, fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë të teatrit profesionist në Bullgari.

Diana Dobreva u shpërblye për regjinë më të mirë, ndërsa Rade Vasilev dhe Elena Vangellovska morën çmimin për kostumografinë më të mirë. Kompozitorët Sasko Kostov dhe Javor Karagitliev u nominuan në kategorinë e muzikës origjinale të teatrit, ndërsa Valentin Svetozarov për skenografinë më të mirë. Çmimet “ASKEER” ndahen që nga viti 1991. Në shfaqjen e bazuar në tekstin e Aleksandar Barikos marrin pjesë aktorët nga Teatri i Velesit, Vasil Zafirçev, Keti Borisovska, Isidor Jovanoski dhe Filip Hristovski.

Accessibility Menu