Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov do të vizitojë lokalitetin Tumba Maxhari nesër, të mërkurën (02.07.2025), ku do të mbahet konferencë për shtyp në orën 10:00, në të cilën do të marrin pjesë Drejtoresha e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë Magdalena Manaskova dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve të EVN-së Uolfgang Majer.
Në orën 10:15, Manaskova dhe Majer do të nënshkruajnë Marrëveshje për përdorimin afatgjatë të një parcele toke në pronësi të EVN-së që është pjesë e lokalitetit.
Ftojmë mediat tuaja të ndjekin ngjarjen.