Në galerinë „Gallery MC“ në Nju-Jork është hapur ekspozita personale „Trapped in the Nets“ e artistit maqedonas të arteve pamore, Sasho Bllazhes, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor. Ekspozita përfshin piktura me format të madh në pëlhurë sintetike, si dhe vepra të realizuara në alumin, me rrëshirë dhe rrjetë.
I frymëzuar nga ujërat e Liqenit të Ohrit, Bllazhes, përmes shtresave, teksturave dhe materialeve të ndryshme, hulumton perceptimin dhe njohjen. Artisti ka lindur në Ohër dhe pas vetes ka një sërë ekspozitash personale në Paris, Venedik, Graz, Bukuresht, Shkup dhe Ohër.