Në vijim ju përcjellim informacionet e nevojshme për sesionin e provimeve të nëntorit 2026.
Pjesa hyrëse e provimit do të mbahet më 17 nëntor, me fillim në orën 12:00, në Institutin e Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”. Pjesa praktike e provimit do të zhvillohet menjëherë pas kontrollimit të testeve.
Rekomandohet që kandidatët të marrin me vete kompjuter portativ (laptop) për pjesën elektronike të provimit praktik.
Pjesa me gojë e provimit do të mbahet më 19 nëntor, me fillim në orën 11:00.
Konsultimet me kandidatët e interesuar do të zhvillohen me marrëveshje paraprake përmes telefonit:
Prof. dr. Tomisllav Trenevski
-
Telefoni: 076/469-468
-
Adresa elektronike: ttrenevski@gmail.com
Prof. dr. Snezhana Petrova-Xhambazova
-
Telefoni: 070/236-656
-
Adresa elektronike: snpetrova@yahoo.com
Doc. dr. Marija Pandeva
-
Telefoni: 071/463-570
-
Adresa elektronike: mpandeva@imj.ukim.edu.mk