Filmi “Motër, vëlla dhe pusetë” i Millço Mançevskit fitoi çmimin kryesor “Tokyo Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Kjo është hera e parë që një film maqedonas fiton çmimin kryesor në një festival të kategorisë A, pas suksesit të filmit “Para shiut” në Venecia në vitin 1994.
Çmimin e pranuan aktorët kryesorë Sara Klimoska dhe Filip Trajkoviq, së bashku me producentin Jane Qortoshev. Juria e vlerësoi filmin për ndërthurjen e humorit, tragjedisë dhe dramës, si dhe për humanizmin dhe dhembshurinë ndaj personazheve.
Ky është filmi i nëntë artistik me metrazh të gjatë i Mançevskit, i xhiruar me ekip ndërkombëtar në lokacione në Shkup dhe rrethinë. Në rolet kryesore paraqiten Sara Klimoska, Filip Trajkoviq, Sonja Mihajllova, Petar Mirçevski dhe Jordan Simonov, ndërsa producent është Jane Qortoshev.