Kinoteka e Maqedonisë më 19 qershor, me fillim në ora 20:30, do të shënojë 30-vjetorin e premierës së filmit maqedonas “Vetëshkatërrimi” me një shfaqje të veçantë.
Filmi është me regji të Erbil Altanaj, ndërsa skenari është vepër e Sashko Nasevit. Përmes historisë së një taksisti dhe takimeve të tij të përditshme me personazhe të ndryshëm, filmi ofron një vështrim humoristik dhe satirik mbi gjendjet shoqërore dhe karakteret njerëzore.
Rolet kryesore interpretohen nga Jovica Mihajllovski, Katerina Kocevska dhe Oliver Mitkovski, ndërsa kastën e aktorëve e plotësojnë shumë emra të njohur të skenës filmike maqedonase.
Tri dekada pas premierës së tij, “Vetëshkatërrimi” mbetet një realizim i njohur i kinematografisë maqedonase, i cili edhe sot tërheq vëmendjen me humorin e tij specifik dhe qasjen kritike ndaj shoqërisë.