Ekspozita “Vizatim eksperimental” e SHAFM-it merr pjesë në Beograd

Ekspozita “Vizatim eksperimental” e SHAFM-it merr pjesë në Beograd

Në QIK Beograd, më 18 qershor në ora 20:00, do të prezantohen vepra të 42 artistëve, anëtarë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Maqedonisë (SHAFM).

 

Në hapjen e ekspozitës do të mbajnë fjalim kryetarja e SHAFM-it, prof. dr. Jana Maneva Çuposka, kryetarja e Këshillit Artistik, prof. dr. Maja Raunik Kirkov, si dhe drejtori i Qendrës Kulturore-Informative Maqedonase në Beograd, Vasko Shutarov.

 

“Vizatim eksperimental” është një ekspozitë tradicionale vjetore e SHALM-it që nxit kërkimet bashkëkohore dhe qasjet e reja ndaj vizatimit si medium artistik.

 

Accessibility Menu