Të rinjtë nga Prilepi mësojnë sekretet e artit të mozaikut

Të rinjtë nga Prilepi mësojnë sekretet e artit të mozaikut

Në Galerinë e Arteve pranë Qendrës së Kulturës „Marko Cepenkov“ në Prilep ka nisur Punëtoria e Mozaikut, e cila për të dytën herë realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Në punëtori morën pjesë 15 nxënës nga shkollat e Prilepit, të cilët gjatë tre ditëve të fundit u njohën me bazat e artit të mozaikut dhe krijuan veprat e tyre.

 

Punëtorinë e udhëhoqi magjistrja Aleksandra Dimitrova, ndërsa koordinator i projektit është Marjan Stojanoski. Qëllimi është të nxitet kreativiteti, shprehja artistike dhe interesimi i të rinjve për mozaikun si disiplinë e artit figurativ.

Accessibility Menu