Më 31 janar dhe 1 shkurt 2026, në hapësirat e “Javna Soba” në Shkup, do të mbahet panair dyditor dedikuar turizmit rural, të qëndrueshëm dhe kreativ në Maqedoni.
Panairi do të bashkojë amvisëri rurale, kantina të vogla dhe autentike vere, si dhe subjekte agro dhe turistike rurale nga e gjithë vendi, të cilat ofrojnë kapacitete akomodimi, programe turistike dhe përvoja autentike të bazuara në traditën lokale, burimet natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Vizitorët do të kenë mundësi të informohen nga afër për kapacitete akomodimi me përmasa të vogla, mundësi për qëndrim më të gjatë në mjedis rural, aktivitete në natyrë, programe edukative dhe gastronomike, si dhe ngjarje të organizuara të dedikuara për grupe të ndryshme target, përfshirë fëmijë, të rinj dhe të rritur, vizitorë vendas dhe të huaj.
Në kuadër të panairit do të prezantohen edhe produkte organike, përpunime tradicionale, delikatesa lokale, verëra dhe raki nga rajone të ndryshme të vendit, me qëllim promovimin e prodhimit lokal dhe lidhjen direkte të vizitorëve me prodhuesit. Ngjarja është pjesë e aktiviteteve më të gjera të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të orientuara drejt zhvillimit dhe avancimit të modeleve të qëndrueshme të turizmit, të cilat nxisin ekonominë lokale, vlerësojnë identitetin kulturor dhe krijojnë përvojë turistike më të thellë dhe afatgjatë. Ministria e Kulturës dhe Turizmit vazhdon të mbështesë iniciativa që vlerësojnë lokalitetin, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe e forcojnë ofertën turistike të Maqedonisë. Hyrja për vizitorët është e lirë.