Në Sallonin e Ekspozitave pranë Qendrës së Kulturës „Trajko Prokopiev“ në Kumanovë, të enjten (28 janar) në orën 19:00 do të hapet ekspozita „Vezilka“ e autores Jana Jakimovska. Ekspozita përmban shtatë piktura dhe rreth 20 vizatime nga prodhimtaria më e re e Jakimovskës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 shkurt.