Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Romani “Qeni me shikim të trishtuar” nga Olivera Nikollova do të promovohet në Sofje

Romani “Qeni me shikim të trishtuar” nga Olivera Nikollova do të promovohet në Sofje

Në Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë në Sofje, më 25 nëntor, me fillim në orën 18:30, do të promovohet botimi i ri në gjuhën bullgare i romanit “Qeni me shikim të trishtuar” nga shkrimtarja maqedonase Olivera Nikollova.

Ngjarja organizohet me rastin e 90-vjetorit të lindjes së autores, ndërsa për krijimtarinë e saj letrare dhe romanin do të flasë dr. Marina Mijakovska.

Romani, i cili fitoi çmimin “Romani i vitit” për vitin 2019, trajton fatin e të burgosurit austriak të luftës, Albert Gas, gjatë Luftës së Parë Botërore, duke ngritur tema që lidhen me vuajtjet e luftës, qëndresën njerëzore dhe humanizmin. Botimi në gjuhën bullgare është përkthyer nga Marijan Petrov dhe është publikuar nga shtëpia botuese “Izida”.

Accessibility Menu