Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Promovohet arkivi digjital i Institutit të Folklorit „Marko Cepenkov”

Promovohet arkivi digjital i Institutit të Folklorit „Marko Cepenkov”
Instituti i Folklorit „Marko Cepenkov” pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi” (USHKM), sot, më 24 nëntor, do të promovojë arkivin e tij digjital, i cili për herë të parë do të mundësojë prezantimin e trashëgimisë së pasur arkivore të Institutit përmes fotografive, regjistrimeve dhe materialeve audio nga fusha të ndryshme.
 
Projekti është realizuar në bashkëpunim me kompaninë „4Virtus”, e cila ka zhvilluar platformën teknike, ndërsa është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes konkursit për industritë kreative.
 
Në promovim do të marrin pjesë prof. dr. Zoranço Malinov, prof. dr. Jana Maneva-Çuposka, prof. dr. Emilija Apostollova-Çallovska, doc. dr. Stojançe Kostov dhe prof. dr. Aleksandra Kuzman.
 
Ngjarja do të mbahet në Kinotekën e Maqedonisë, duke filluar nga ora 12:30.

Accessibility Menu