Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Orkestra Maqedonase e Xhazit në skenën kryesore të festivalit „Guimarães Jazz“ në Portugali

Orkestra Maqedonase e Xhazit në skenën kryesore të festivalit „Guimarães Jazz“ në Portugali
Orkestra Kombëtare e Xhazit do të performojë në mbrëmjen përmbyllëse të edicionit të 35-të të festivalit „Guimarães Jazz“ në Portugali, një nga festivalet më të rëndësishme të xhazit në Evropë.
 
 
Koncerti do të mbahet më 21 nëntor në qendrën koncertale „Centro Cultural Vila Flor“ në Guimarães, së bashku me vokalistin e njohur botëror të xhazit, Kurt Elling, nën dirigjimin e maestros Xhijan Emin.
 
 
Elling, fitues i dy çmimeve „Grammy“, ka një karrierë ndërkombëtare prej disa dekadash dhe ka bashkëpunuar me shumë muzikantë dhe orkestra të njohura. Me këtë paraqitje, Orkestra Kombëtare e Xhazit vazhdon ta përfaqësojë xhazin maqedonas në skenat e rëndësishme evropiane.

Accessibility Menu