Promovohet katalogu në alfabetin Braille “Dokumente që flasin përmes prekjes” në Muzeun e Luftës Maqedonase

Promovohet katalogu në alfabetin Braille “Dokumente që flasin përmes prekjes” në Muzeun e Luftës Maqedonase

Në IN Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi në Shkup, sot, me fillim në orën 11:00, do të promovohet katalogu në alfabetin Braille “Dokumente që flasin përmes prekjes”.

 

Organizator i promovimit është Arkivi Shtetëror i Maqedonisë, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Shtetërore me Qendër Burimore “Dimitar Vllahov” – Shkup.

 

Publikimi paraqet një përzgjedhje të dokumenteve më të rëndësishme që ruhen në depot e Arkivit Shtetëror dhe në njësitë e tij rajonale, ku poshtë çdo dokumenti është vendosur legjenda përkatëse në alfabetin Braille.

 

Nga Arkivi Shtetëror theksojnë se projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në institucionet kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke e bërë atë të qasshme për të gjithë qytetarët.

 

 

Accessibility Menu