Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Debat publik për Projekt-Strategjinë Nacionale të Turizmit 2027–2032

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Në Muzeun e Luftës Maqedonase, nesër (26 nëntor), me fillim në orën 10:00, do të mbahet debat publik për Projekt-Strategjinë Nacionale të Turizmit 2027–2032.



Në debatin publik do të mbajnë fjalime ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, dhe ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Zomer. Më pas, Projekt-Strategjinë Nacionale do ta prezantojë prof. dr. Sasho Korunovski nga Fakulteti i Turizmit dhe Hotelerisë në Ohër, pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir.



Në kuadër të debatit publik do të prezantohen qëllimet strategjike, fushat prioritare, masat e propozuara dhe Plani i Veprimit për zhvillimin e turizmit në vend.



Debati publik përfaqëson fazën përfundimtare të procesit konsultativ për hartimin e Strategjisë, në kuadër të së cilit pritet pjesëmarrje aktive e përfaqësuesve të institucioneve, komunave, sektorit të turizmit, komunitetit akademik dhe organizatave të shoqërisë civile.


Strategjia synon të nxisë zhvillimin e një destinacioni turistik të dallueshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm, me ofertë cilësore turistike gjatë gjithë vitit dhe përfitime më të mëdha ekonomike për komunitetet lokale në të gjitha rajonet.


Përfaqësuesit e mediave ftohen të ndjekin debatin publik.


Shënim: Pas prezantimit të Strategjisë, prof. dr. Sasho Korunovski do të japë deklarata për mediat.

Accessibility Menu