Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shpallet Konkursi për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2027

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ministria e Kulturës dhe e Turizmit sot (23.11.2026) shpalli Konkursin për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2027, përmes të cilit sigurohet mbështetje për mbulimin e kontributeve për sigurimin shëndetësor, pensional dhe invalidor, si dhe tatimit mbi të ardhurat personale.

Aplikimi në Konkurs bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike, përmes Portalit Kombëtar të Shërbimeve Elektronike: https://uslugi.gov.mk

Konkursi është i hapur deri më 23 dhjetor 2026, në orën 15:00.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë artistët e pavarur që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Konkurs dhe në Rregulloren përkatëse.

Informacione të hollësishme për kushtet e pjesëmarrjes, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm janë të disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe e Turizmit: www.kultura.gov.mk

LINK:

https://kultura.gov.mk/sq-AL/konkursi/drugi-konkursi

 

 

 

Accessibility Menu