Shfaqja “Anna” me regji të Nina Nikoliqit do të marrë pjesë në festival në UMAG

Shfaqja “Anna” me regji të Nina Nikoliqit do të marrë pjesë në festival në UMAG

Shfaqja “Anna”, sipas tekstit të Dragana Lukan Nikolloskit dhe me regji të Nina Nikoliqit, e realizuar si bashkëprodhim i Teatrit Komedia dhe “Peripetija Produkcion”, nesër në mbrëmje (26 qershor) do të shfaqet në edicionin e 27-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Kamertal “Luani i Artë” në Umag, Kroaci. Shfaqja është përzgjedhur në programin zyrtar garues dhe do të konkurrojë për Çmimin e Madh (Grand Prix).

 

Bëhet fjalë për një dramë bashkëkohore që përmes një historie intime dhe emocionale trajton temat e dashurisë, përkatësisë, marrëdhënieve familjare dhe lirisë personale. Shfaqja flet për çmimin e zgjedhjeve që bëjmë dhe për nevojën që të mbetemi besnikë ndaj vetvetes, edhe kur kjo nënkupton përplasje me pritshmëritë e rrethit.

 

Në shfaqje interpretojnë Maja Ljutkov, Blagoj Veselinov, Sasha Hanxhiq, Maja Zeqo dhe Toni Denkovski (zëri), ndërsa ekipin autorial e përbëjnë Nina Nikoliq (regjia), Ilina Angelovska (skenografia), Ivana Karanfillovska Ugurovska (kostumografia) dhe Oliver Josifovski (muzika).

 

Pjesëmarrja e shfaqjes “Anna” përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të produksionit bashkëkohor teatror maqedonas dhe të zërave autorialë që formësojnë teatrin vendor sot.

Accessibility Menu