Institucioni Kombëtar Teatri për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup, më 26 nëntor, do të japë premierën e shfaqjes „Mobi Dik”, të bazuar në romanin me të njëjtin titull të Herman Melville, me regji të Damjan Kecojеviqit.
Shfaqja, përmes dramatizimit të Tijana Grumiqit, sjell në skenë historinë emocionuese të kërkimit obsesiv të kapitenit Ahab pas balenës së bardhë, duke hapur çështje që lidhen me natyrën njerëzore, të mirën dhe të keqen, marrëdhëniet shoqërore dhe fatin.
Në shfaqje interpretojnë Ana Levajkoviq Boshkov, Miki Ançevski, Natasha Petroviq, Nikolla Nakovski, Nenad Mitevski, Petar Stojanov dhe Simona Spirovska.
Premiera do të mbahet më 26 nëntor (e enjte), duke filluar nga ora 19:00, në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup.