Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Premiera e “Arit të zi” në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë

Premiera e “Arit të zi” në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë
Në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, më 27 nëntor, në orën 20:00, do të jepet premiera e shfaqjes “Ari i zi”, sipas tekstit të Dejan Dukovskit, me regji të Slobodan Unkovskit. Parashfaqja është caktuar për më 26 nëntor.
 
Në shfaqje luajnë Jovica Mihajlovski, Mimi Tanevska, Kamka Toçinovski, Nela Pavlovska, Grigor Jovanovski, Sashko Kocev, Sofija Nasevska-Trifunovska, Gorast Cvetkovski dhe Miroslav Atanasovski.
Ekipin krijues e përbëjnë skenografi Branko Hojnik, kostumografi Aleksandar Noshpal dhe kompozitori Zlatko Origjanski.
 
Shfaqjet e radhës do të jepen më 1, 4 dhe 29 dhjetor, me fillim në orën 20:00. Biletat mund të blihen në faqen e internetit të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë dhe në biletarinë e teatrit.

Accessibility Menu