Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Njoftim për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ për vitin 2026

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

NJOFTIM

 

Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“, në përputhje me Ligjin për Çmimet Shtetërore, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe „Gazeta Zyrtare e RMV-së“ nr. 98/19) dhe Rregulloren e Punës së Këshillit, në seancën e mbajtur më 28.10.2026, miratoi:

V E N D I M

për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ për vitin 2026, si mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor, si dhe në veprimtarinë sociale me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

1. Në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi u ndahet:

– prof. dr. Icko Gjorgoski, biolog;

– prof. dr. Violeta Açkoska, historiane;

– prof. dr. Ali Pajaziti, profesor universitar.

 

2. Në fushën e kulturës dhe artit, çmimi i ndahet:

– prof. mr. Jovan Shumkovski, artist figurativ.

 

Çmimi do t'u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2026 (e martë), në orën 11:00, në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Kryetari i Këshillit për Çmimin Shtetëror
„Shën Klimenti i Ohrit“,
prof. dr. Dragi Mitrevski

Accessibility Menu