Premiera e “Pa të ardhme” në Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj

Premiera e “Pa të ardhme” në Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj

Më 15 prill, me fillim nga ora 20:00, do të mbahet premiera e shfaqjes “Pa të ardhme”, e realizuar sipas veprës “Zgjimi i pranverës” nga Frank Wedekind.

 

Shfaqja trajton temën e rritjes, përplasjet e para me veten dhe me botën, si dhe heshtjen që shpesh i shoqëron këto momente. Përmes kujtimeve dhe fragmenteve nga e kaluara, hapet një hapësirë për të kuptuar rininë, ndryshimet dhe pyetjet e pathëna. Historia në skenë rrëfehet edhe përmes lëvizjes, aty ku fjalët nuk janë të mjaftueshme.

 

Regjia është e Shenaj Mandak, skenografia e Enes Dearit, ndërsa kostumografia e Ivana Sekulovskës. Rolet interpretohen nga: Deniz Rustemi, Dea Pajaziti, Eldin Shiroki, Zarije Jonuzi Çeliku, Melika Kastrati dhe Flakron Aliu.

Accessibility Menu