Ministria e Kulturës dhe Turizmit raporton se Komisioni Evropian ka shpallur Thirrje për mbështetjen dhe promovimin e produkteve artizanale tradicionale dhe mbështetje për artizanët.
Thirrja do të jetë e hapur për shtetet- anëtare të BE-së, si dhe për vende të tjera në kushte të caktuara, që do të thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të marrë pjesë duke paraqitur propozime projektesh, por domosdoshmërisht përmes konsorciumeve trans-nacionale me partnerë nga të paktën dy vende kurse afati i fundit për aplikime është 30 shtatori 2025.
Qëllimi i thirrjes së shpallur nga Komisioni Evropian është të mbështesë projekte të dedikuara për promovimin dhe mbështetjen e produkteve artizanale dhe bashkëpunimit të artizanëve dhe turizmit me partneritete ndërkufitare.
Më shumë informacion në lidhje me thirrjen është i disponueshëm në portalin e financimit dhe tenderëve të BE-së dhe në adresën e mëposhtme të internetit: