Për nder të festës kombëtare të 8 shtatorit - Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, QIK Stamboll, në bashkëpunim me Shoqatën Filarmonike të Stambollit, do të prezantojë programin festiv të koncerteve "Mozaiku maqedonas", koncert që do të mbahet më 6 shtator (e shtunë) në Katedralen Katolike Armene "Surp Asdvazacin" në Beyoglu, Stamboll.
Publikut të Stambollit do t'i prezantohet kori i përzier "Pro Ars" nga Shkupi, i udhëhequr nga dirigjenti i njohur maqedonas Sasho Tatarçevski.
Nën titullin "Mozaiku maqedonas", do të interpretohen kompozime nga kompozitorë të shquar maqedonas: Dragan Shuplevski, Stojçe Toshevski, Trajko Prokopiev, Tomisllav Zografski, Vllastimir Nikollovski, Kirill Makedonski, Stefan Gajdov, Stojan Stojkov, Todor Skallovski dhe Zhivko Firfov. Repertori bashkon miniatura korale, motive popullore dhe vepra bashkëkohore, duke krijuar tërësi të gjallë tingëllore që përfaqëson kulturën muzikore maqedonase në diversitetin e saj.
Koncerti në Stamboll është pjesë e aktiviteteve për promovimin kulturor dhe afirmimin e kulturës dhe artit maqedonas në Republikën e Turqisë, pjesë e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.