Dhjetë artistë nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Austria, Japonia dhe Vietnami/Holanda do të marrin pjesë, nga 12 deri më 19 gusht, në edicionin e 37-të të Kolonisë së Arteve Pamore „Galiçnik“, e cila këtë vit do të zhvillohet nën konceptin „Galiçniku si medium“.
Përveç procesit krijues, programi parashikon biseda publike me artistët dhe një punëtori për fëmijë, ndërsa veprat e krijuara gjatë rezidencës do të prezantohen në ekspozitën bienale në vitin 2027.
Kolonia e Arteve Pamore „Galiçnik“ organizohet prej 37 vitesh dhe deri më sot ka bashkuar mbi 400 artistë nga vendi dhe nga jashtë. Gjatë viteve ka krijuar një koleksion të pasur të artit bashkëkohor pamor dhe nga një koloni tradicionale artistike është shndërruar në një rezidencë ndërkombëtare artistike.