Koncert nën dritën e qirinjve me Stefan Milenkoviqin dhe „Profundis“

Koncert nën dritën e qirinjve me Stefan Milenkoviqin dhe „Profundis“

Programi i muzikës klasike i edicionit të 66-të të „Verës së Ohrit“ vazhdon sonte me një koncert nën dritën e qirinjve nga orkestra e dhomës „Profundis“ nga Maqedonia dhe njëri prej violinistëve më të njohur serbë, Stefan Milenkoviq, i cili gëzon reputacion si solist i spikatur dhe artist me paraqitje në skenën ndërkombëtare.

Në oborrin e kishës „Shën Sofia“, duke filluar nga ora 21:00, ata do të performojnë nën dirigjimin e maestros Gjurgjica Dashiq.

Accessibility Menu