Në kuadër të programit “Filmi maqedonas. Në ekranin e madh”, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filmin “Kur dita nuk kishte emër” (2017), me regji të Teona Strugar Mitevska. Shfaqja filmike falas do të mbahet më 24 gusht, duke filluar në orën 19:00, në Cineplexx.
Filmi ndjek historinë e një grupi adoleshentësh nga periferia e Shkupit, të cilët përgatiten për një natë plot argëtim, aventura dhe çmenduri rinore. Mbrëmja e tyre gradualisht trazohet nga tensionet etnike dhe një ngjarje që merr drejtim të gabuar. Përmes marrëdhënieve, dilemave dhe konflikteve të tyre, filmi portretizon një brez të rinjsh të rritur në një periudhë tranzicioni dhe vlerash të lëkundura.
“Kur dita nuk kishte emër” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Berlin, në programin Panorama, dhe u shfaq edhe në disa festivale ndërkombëtare. Skenari është shkruar nga Teona Strugar Mitevska dhe Elma Tataragiq, drejtoreshë e fotografisë është Anjes Godar, ndërsa producente është Labina Mitevska.
Hyrja në shfaqjes filmike është falas.