Në kuadër të repertorit të festivalit të edicionit të 66-të të “Verës së Ohrit”, sonte në kishën “Shën Sofia” do të performojnë artistët e shquar maqedonas, violinisti Vladimir Kostov dhe klavikordistja Cvetanka Sozovska. Koncerti kushtuar muzikës baroke do të fillojë në orën 21:00.
Cvetanka Sozovska, e cila prej më shumë se 20 vitesh jeton dhe punon në Holandë, është një klavikordiste dhe pedagoge e shquar. Ajo e ka avancuar arsimin e saj në Konservatorin Mbretëror të Hagës, ndërsa ka performuar në mbarë Evropën dhe në Korenë e Jugut, duke bashkëpunuar me muzikantë dhe ansamble të njohura të muzikës baroke.
Vladimir Kostov është violinist me përvojë të pasur ndërkombëtare. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup, ndërsa njohuritë e tij i ka përsosur te disa pedagogë të njohur. Ka performuar në turne në Evropë, Amerikë dhe Azi dhe ka bashkëpunuar me shumë muzikantë dhe orkestra të shquara.
Publiku sonte do të ketë mundësinë të shijojë repertorin barok të dy artistëve të shquar maqedonas të muzikës, në ambientin autentik të kishës “Shën Sofia”.