Pianisti ruso-gjerman Aleksander Melnikov sonte do të performojë në kuadër të programit muzikor të festivalit „Vera e Ohrit“.
Koncerti do të mbahet në kishën „Shën Sofia“, me fillim në ora 21:00. Melnikov konsiderohet një nga pianistët më të shquar të gjeneratës së tij, i njohur për virtuozitetin, muzikalitetin e thellë dhe interpretimet e veprave nga periudha të ndryshme muzikore.
Publiku do të ketë mundësi të shijojë një mbrëmje të mbushur me muzikë klasike të nivelit të lartë në ambientin unik të kishës „Shën Sofia“, e cila me akustikën e saj të jashtëzakonshme është një nga hapësirat më përfaqësuese koncertale të festivalit.