Ohri mikpritës i manifestimit më të vjetër folklorik në Ballkan

Ohri mikpritës i manifestimit më të vjetër folklorik në Ballkan

Nga 3 deri më 6 korrik 2026, Ohri do të jetë mikpritës i edicionit jubilar të 65-të të Festivalit Ballkanik të Këngëve dhe Valleve Popullore, manifestimi më i vjetër folklorik ndërkombëtar në Ballkan, i cili për më shumë se gjashtë dekada kultivon dhe promovon traditën, trashëgiminë kulturore dhe artin folklorik.

Hapja solemne do të mbahet më 3 korrik, me fillim në ora 20:30, në sallën e madhe të IN Qendra për Kulturë “Grigor Prliçev” – Ohër, me paraqitjen e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore të Maqedonisë “Tanec”.

Gjatë katër netëve festivalore, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë paraqitjet e ansambleve folklorike, të cilat përmes muzikës, këngës dhe vallëzimit do të prezantojnë traditat e pasura të vendeve të tyre.

Accessibility Menu