Rajoni Planor Lindor u përfshi aktivisht në hartimin e Strategjisë së re për Turizëm

Rajoni Planor Lindor u përfshi aktivisht në hartimin e Strategjisë së re për Turizëm
Më 3 korrik 2026, në Qendrën Multimediale Komunale “Kiro Gligorov” në Shtip, u mbajt punëtoria e dytë rajonale për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2027–2032.


Në këtë punëtori morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga sektori publik, organizatat joqeveritare dhe sektori privat nga Rajoni Planor Lindor.


Në fillim të punëtorisë, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit prezantuan shkurtimisht procesin dhe dinamikën e planifikuar për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit për periudhën 2027–2032. Ekspertët e angazhuar për përgatitjen e strategjisë së re, përmes një prezantimi të shkurtër, paraqitën gjetjet kryesore të analizës së realizuar më parë mbi gjendjen e turizmit në Rajonin Planor Lindor, si dhe përfundimet që dolën prej saj. Zhvillimi i turizmit banjor dhe atij malor u identifikuan si prioritetet kryesore për zhvillimin e rajonit në pesë vitet e ardhshme.


Pjesa e dytë e punëtorisë iu kushtua shqyrtimit të formularit me të dhënat nga sektori i turizmit, ndërsa pjesëmarrësve iu dha mundësia të paraqesin vërejtje, komente dhe propozime. Përmes një diskutimi konstruktiv me të gjitha palët e interesuara nga rajoni, u analizua gjendja aktuale në sektorin e turizmit, me theks të veçantë te sfidat me të cilat përballen akterët e këtij sektori.


Punëtoria përfundoi me konstatimin se pjesëmarrja aktive dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve të interesuara janë thelbësore për hartimin e një strategjie cilësore, reale dhe të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit. Të gjitha propozimet, vërejtjet dhe rekomandimet e paraqitura nga pjesëmarrësit do të merren parasysh në fazat e mëtejshme të përgatitjes së Strategjisë, me qëllim që të hartohet një dokument që pasqyron nevojat dhe prioritetet zhvillimore të rajoneve dhe që do të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit.
 

Accessibility Menu