Instituti i Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov” – Shkup, nga sot deri më 16 tetor, do t’i organizojë Ditët e 11-ta të Hapura.
Instituti njoftoi se në kuadër të manifestimit të sivjetmë do të shënohen disa përvjetorë: 1110 vjet nga ndarja nga jeta e Kliment Ohridskit dhe 1140 vjet nga themelimi i Shkollës Letrare të Ohrit; 100 vjet nga ndarja nga jeta e Krste Misirkovit; 90 vjet nga lindja e Kosta Peevit dhe 80 vjet nga lindja e Marija Korobar-Belçevës, Dimka Mitevës, Marijana Kishit dhe Kita Bicevskës.
Siç njoftoi Instituti, Ditët e 11-ta të Hapura do të fillojnë me fjalime përshëndetëse nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Ivan Çorbev, ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigoleur, si dhe drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”, Elena Jovanova-Grujovska.