Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

KALAJA E SHKUPIT PASUROHET ME PËRMBAJTJE TË REJA MUZEORE

KALAJA E SHKUPIT PASUROHET ME PËRMBAJTJE TË REJA MUZEORE
Kryetari i Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, inspektoi punimet përfundimtare në objektet e Kalasë së Shkupit, të cilat në të ardhmen do të shndërrohen në Muzeun e Parahistorisë dhe Muzeun e Trashëgimisë Osmane.
 
Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Vesela Çestoeva, prezantoi objektet dhe përfundimin e aktiviteteve ndërtimore që institucioni ka realizuar gjatë një vitit e gjysmë të kaluar.
 
Drejtoresha e Muzeut Arkeologjik Nacional, mr. Magdalena Manaskova, prezantoi konceptet për ekspozitat e përhershme mozeore. Përmes objekteve arkeologjike origjinale, dokumentacionit dhe përmbajtjeve interaktive, ato do të prezantojnë rezultatet e hulumtimeve në Kala dhe jetën në vendbanimet e saj parahistorike dhe osmane.
 
Deri më tani janë përgatitur konceptet, është krijuar identiteti vizual për muzetë dhe janë siguruar tableta dhe pajisje për realitet virtual. Vijon përpunimi i detajuar dhe realizimi i përmbajtjeve ekspozuese dhe digjitale, me qëllim krijimin e ekspozitave cilësore dhe të qasshme për vizitorët.
 
Kryetari i Qeverisë paralajmëroi mbështetje qeveritare për rregullimin e plotë dhe vënien në funksion të Kalasë së Shkupit si pjesë e rëndësishme e programit për Shkupin – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028.
 
Me realizimin e muzeve, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi ta njohin trashëgiminë e pasur arkeologjike të Kalasë pikërisht në hapësirën ku ajo është zbuluar.

Accessibility Menu