Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Njoftim Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „23 Tetori“ për vitin 2026

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

 

                                                                                                                  N J O F T I M

Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „23 Tetori“, në pajtim me Ligjin e Çmimeve Shtetërore, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Çmimeve Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 98/19) dhe Rregulloren e punës së Këshillit, në mbledhjen e tij të fundit miratoi


                                                                                                                    V E N D I M


për ndarjen e Çmimit Shtetëror „23 Tetori“ për vitin 2026, për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike shtetërore me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.


1. Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi i ndahet:
- Gjorgji Jolevskit, aktor


2. Për arritje në fushën e shkencës, çmimi u ndahet:


  - prof. dr. Stojko Stojkovit, historian
  - prof. dr. Viktor Lilçiq Adams, arkeolog

 

Çmimi do t'u dorëzohet fituesve më 23 tetor 2026 (e premte), në orën 11:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Kryetari i Këshillit për Çmimin Shtetëror „23 Tetori“
prof. dr. Mitko Panov

Accessibility Menu