Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Edicioni i 18-të i Festivalit të Muzikës Botërore në Manastir

Edicioni i 18-të i Festivalit të Muzikës Botërore në Manastir
Nga 25 deri më 30 nëntor, në Manastir do të mbahet edicioni i 18-të i Festivalit të Muzikës Botërore, i cili edhe këtë vit do të ofrojë program të pasur me artistë muzikorë nga vendi dhe jashtë tij, duke ndërthurur tinguj tradicionalë, kultura të ndryshme dhe zhanre bashkëkohore muzikore.
 
Festivalin do ta hapë më 25 nëntor, në Qendrën e Kulturës në Manastir, Amira Medunjanin, zëri i njohur i sevdahut bashkëkohor.
 
Gjatë ditëve në vijim, publiku do të ketë mundësi të ndjekë performancat e grupeve dhe artistëve Code 369, Jovan Milloshevski, Sarsale' nga Spanja, Martenitsa nga Turqia, Orkestrës Frymore të Manastirit dhe Dragan Mijallkovskit, si dhe Trio Mandili nga Gjeorgjia dhe grupit maqedonas Bakllava.
 
Koncertet do të mbahen në Qendrën e Kulturës në Manastir dhe në Teatrin Popullor të Manastirit, duke filluar nga ora 20:00.
 
Gjatë viteve, festivali është afirmuar si udhëkryq muzikor që ndërthur traditat muzikore botërore me ritmet bashkëkohore, duke sjellë në Manastir përvoja unike muzikore dhe vlera kulturore.
 

Accessibility Menu