Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

“Orbis” – një fillim i ri për porcelanin maqedonas

“Orbis” – një fillim i ri për porcelanin maqedonas
Seti i porcelanit për çaj “Orbis”, projekt autorial i dizajnerit Filip Fidanovski, do të promovohet më 27 nëntor, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore-Informative në Shkup. Në promovim do të prezantohet edhe katalogu i projektit, ndërsa promovuese do të jetë prof. dr. Emilija Fidanevski nga Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik pranë UKIM-it.
 
“Orbis” ndërthur artin, dizajnin industrial, arkitekturën dhe teknologjinë e porcelanit. Projekti ka rëndësi të veçantë për artin e aplikuar maqedonas dhe shënon një fillim të ri në prodhimin e produkteve vendore prej porcelani, më shumë se dy dekada pas mbylljes së fabrikës “Porcelanka” në Veles.
 
I frymëzuar nga monumenti “Ilinden” – Maqedonium në Krushevë, seti i çajit i interpreton format e tij karakteristike gjeometrike përmes një dizajni bashkëkohor, duke lidhur trashëgiminë kulturore me artin bashkëkohor dhe dizajnin funksional.
 
Projekti është realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe me mbështetjen e Qendrës Kulturore-Informative në Shkup dhe partnerëve të tjerë.

Accessibility Menu