“Rinoqerontë” nga Jonesco – Teatri Shqiptar dhe Instituti Francez me premierë më 12 shkurt

“Rinoqerontë” nga Jonesco – Teatri Shqiptar dhe Instituti Francez me premierë më 12 shkurt

Teatri Shqiptar – Shkup, në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, njofton shfaqjen teatrore “Rinoqerontë” nga Eugene Jonesco, e cila do të mbahet të enjten, më 12 shkurt 2026, në orën 20:00, në Teatrin Shqiptar – Shkup.

 

Rinoqerontë” është një nga veprat më të rëndësishme të teatrit të absurdit dhe një alegori e fuqishme për tundimin e konformizmit dhe humbjen e individualitetit.

 

Ky prodhim i ri i Teatrit Shqiptar – Shkup është në regji të Vasil Vasilev (Bullgari) dhe ofron një qasje skenike bashkëkohore ndaj tekstit kult, duke mbetur besnik origjinalit, por njëkohësisht duke hapur hapësirë për rishqyrtim kritik të sfidave shoqërore aktuale. Shfaqja do të interpretohet në gjuhën shqipe, me përkthim në maqedonisht dhe frëngjisht.

Accessibility Menu