Delegacioni i Qeverisë, në përbërje zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, ministri i kulturës dhe turizmit, Zoran Llutkov, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Muamet Hoxha, kryetari i Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot dhe nesër ndodhet në një vizitë pune dyditore në Paris.
Në kuadër të vizitës, delegacioni do të zhvillojë takime me Khaled El-Enani, drejtor i përgjithshëm i UNESCO-s, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të UNESCO-s.
Gjatë takimeve do të theksohen angazhimet e forta të Qeverisë për ruajtjen e statusit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit. Po ashtu, do të vihet në dukje se shteti po vendos një sistem mbrojtjeje që garanton ruajtjen e integritetit dhe autenticitetit të Rajonit të Ohrit si vlerë universale e jashtëzakonshme.
Delegacioni do të diskutojë edhe për masat që po ndërmerr Qeveria, si dhe për faktin se përmes institucioneve kompetente po bëhen përpjekje maksimale për zbatimin e rekomandimeve nga misionet reaktive (2020 dhe 2024) dhe nga Plani Strategjik për rehabilitim.
Në kuadër të vizitës, sot është planifikuar takim me Ernesto Ottone, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i UNESCO-s për kulturën, më pas me Kongker Mohamad Talha, kryetar i sesionit të 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, ndërsa nesër delegacioni do të takohet me Naser bin Hamad al Hinzab, kryetar i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.