Java e kulturës maqedonase në Shqipëri

Java e kulturës maqedonase në Shqipëri

Nga 3 deri më 6 shtator 2026, në Tiranë, Durrës dhe Korçë, do të mbahet “Java e Kulturës Maqedonase në Shqipëri”, në organizim të Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.


Në kuadër të Javës së Kulturës do të prezantohen një numër i madh artistësh nga Maqedonia, ndërsa do të realizohen koncerte, ekspozita, performanca folklorike, interpretime poetike dhe dramatike, performanca të DJ-ve, si dhe promovime të verës dhe birrës, përmes të cilave do të prezantohen kultura, arti dhe tradita maqedonase.


Në program janë përfshirë koncertet e orkestrës Ajga dhe ansamblit Kon Tempora, nën dirigjimin e maestros Ivan Eminoviq, performanca e shoqërisë folklorike “Euro Art Akademia”, koncert me poezi i kuartetit “Mevlem”, setet e DJ Pass-N-G-R dhe DJ Spiro, promovimi i verërave dhe rakisë maqedonase nga kantinat Bovin dhe Tikvesh, promovimi i birrës maqedonase, monodrama “Mejniku” në interpretim të Done Donevit, ekspozitë me fotografi nga Prespa nga Pali Kolefski, performanca e një shoqërie folklorike nga Prespa e Vogël dhe performanca muzikore e Kristian Gjorgjit.
Java e Kulturës realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.


Mbështetja financiare shtesë nga Ministria shqiptare është siguruar si rezultat i angazhimit personal të drejtoreshës së QIK-ut në Tiranë, Ema Popivodës, dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet kulturore shqiptare.

Accessibility Menu