In memoriam: Kiril M. Petreski (1971–2026)

In memoriam: Kiril M. Petreski (1971–2026)

Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta kolegu ynë, regjisori dhe dramaturgu Kiril M. Petreski (1971–2026).


Kiril Petreski ishte pjesë e kolektivit të IN Qendra e Kulturës „Marko Cepenkov“ – Teatri „Vojdan Çernodrinski“, ku nga viti 2013 punoi si dramaturg dhe regjisor. Me punën e tij shumëvjeçare dhe të përkushtuar, ai la gjurmë të rëndësishme në jetën teatrore dhe në zhvillimin e Teatrit „Vojdan Çernodrinski“, si dhe vulën e tij të dallueshme në teatrin maqedonas.


Petreski diplomoi në Katedrën e Regjisë Teatrore pranë Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup, në klasën e prof. Sllobodan Unkovski, me shfaqjen „Farsa për Naumen trim“ nga Rusomir Bogdanovski.


Në Teatrin „Vojdan Çernodrinski“ regjisoi shfaqjet „Edhe një për rrugë“ nga Harold Pinter, „Nga një nënë e tretë“ nga Petar Petreski, „Shpirti...“ sipas veprave të Vojdan Çernodrinskit dhe Goran Stefanovskit, „Satirikoni ose gostia e madhe“ nga Petronius Arbiter, „MME kush filloi i pari“ nga Dejan Dukovski, „Roberto Zuko“ nga Bernard-Marie Koltès, „Motra e katërt“ nga Janusz Głowacki, „Princi i vogël“ nga Antoine de Saint-Exupéry, „Maratonistët vrapojnë xhiron e nderit“ nga Dušan Kovačević, „Ëndrra e Cepenkovit“ sipas Marko Cepenkovit, „Si bëhesh car“ nga Afrodita Kirjakovska, „Hamleti nga Gorno Dupeni“, sipas „Hamleti nga fshati Dolna Mrdusha“ nga Ivo Brešan, „Demokracia“ nga Josif Brodski dhe „Nxënësi“ nga Marius von Mayenburg. Me shfaqjen „Motra e katërt“ mori pjesë në Festivalin Teatror Maqedonas „Vojdan Çernodrinski“.


Në IN Qendra e Kulturës „Trajko Prokopiev“ – Teatri Kumanovë vuri në skenë shfaqjet „Variacione: rosat e egra“ nga David Mamet dhe „Mos luaj me anglezët“ nga Vladimir Gjurgjeviq, e cila ishte pjesë edhe e programit zyrtar të Festivalit Teatror Maqedonas „Vojdan Çernodrinski“ në vitin 2010. Në Teatrin Nacional „Grigor Përliçev“ – Ohër regjisoi shfaqjen „Në fund“, sipas veprës së Maksim Gorkit.

Nesër, më 31 gusht, me fillim në orën 12:30, në Qendrën e Kulturës „Marko Cepenkov“ – Prilep do të mbahet komemoracion në nderim të Kiril M. Petreskit.


Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të Kiril Petreskit.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta paraqet një humbje të madhe për Teatrin „Vojdan Çernodrinski“ dhe për teatrin maqedonas. Krijimtaria dhe kontributi i tij në artin teatror do të mbeten dëshmi e përhershme e përkushtimit dhe dashurisë së tij për skenën.


U prehtë në paqe!

 

Accessibility Menu