Sonte, në Sheshin Maqedonia, duke filluar nga ora 20:00, do të performojë tenori me famë botërore José Carreras, së bashku me Filharmoninë e Maqedonisë dhe yjet e muzikës maqedonase Vlatko Stefanovski, Karolina Goçeva, Kaliopi, Ana dhe Igor Durlovski, Dëshira Ahmeti - Kërliu, Naum Petreski, Suzana Spasovska, Maja Odzaklievska dhe Mile Kuzmanovski. Koncerti është falas dhe i hapur për të gjithë qytetarët.
Pjesa e dytë e mbrëmjes i kushtohet José Carreras dhe repertorit të tij të pavdekshëm botëror, së bashku me Filharmoninë e Maqedonisë, nën drejtimin e dirigjentit të tij shumëvjeçar, David Giménez.
Nesër, në platoni para T-Arenës „Boris Trajkovski“, do të mbahet koncerti „Më e mira nga Maqedonia“, me performanca të Slatkaristika, Superhiks, 2 Bona, Funk Shui dhe Dina Jashari.
Më 4 shtator, festimi do të vazhdojë me spektaklin multimedial „Ditë e ndritur fuqishëm“ në Sheshin Maqedonia, ku do të performojnë më shumë se 120 artistë.
Kulminacioni i festimeve do të jetë më 8 shtator, kur në stadiumin „Toše Proeski“ do të performojë DJ-ja dhe producenti me famë botërore David Guetta, me spektaklin madhështor „The Monolith Stadium Show“.