Çmim për filmin më të mirë për “17” në festivalin më të madh të filmit në Uruguaj

Çmim për filmin më të mirë për “17” në festivalin më të madh të filmit në Uruguaj

Filmi debutues artistik “17” i Kosara Mitiq fitoi çmimin për filmin më të mirë në programin konkurrues “Regjisorët e rinj” në edicionin e 44-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Uruguaj, i cili u mbajt nga 30 marsi deri më 12 prill.

 

Këtë vit në Festivalin, i organizuar tradicionalisht nga Kinoteka e Uruguajit në lokacione në Montevideo dhe në disa qytete të tjera si Florida, Kanelones, Roça dhe San Hoze, u shfaqën mbi 200 filma nga 67 vende të ndryshme, mes të cilëve një numër i madh premierash kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Në fokus të programit konkurrues “Regjisorët e rinj” (New Directors Competition) është promovimi i veprave debutuese dhe talenteve të rinj. Gjithashtu, duke paraqitur një përzgjedhje filmash autorialë unikë, programi ofron një platformë për zërat e rinj nga kinematografia më e re botërore.

 

“17” fitoi çmimin për filmin më të mirë në konkurrencë me 13 tituj, ndërsa për çmimin vendosi një juri profesionale prej tre anëtarësh, e përbërë nga: Ainoa Artetxe Uriarte – aktore dhe regjisore nga Spanja, Marianella Morena – dramaturge e njohur dhe regjisore teatri nga Uruguaji dhe Hernan Rosselli – skenarist dhe regjisor i njohur nga Argjentina.

Accessibility Menu