Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë më 20 qershor, me fillim në ora 21:00, në Parkun e Qytetit do të interpretojë kantatën monumentale muzikore-skenike “Carmina Burana” të Karl Orffit. Me këtë ngjarje spektakolare do të përmbyllet sezoni koncertor “Pa Filtër”.
Përveç orkestrës së Filarmonisë, në projekt marrin pjesë edhe muzikantë nga Filarmonia e Sofjes, Orkestra Simfonike Shtetërore e Selanikut, kori i OPB-së, kori i fëmijëve “Piccolo”, si dhe kori i Shkollës së Muzikës nga Selaniku.
Interpretimi do të drejtohet nga maestro Najden Todorov nga Bullgaria, i cili është iniciatori i këtij projekti ndërkombëtar. Pas realizimeve të suksesshme në Sofje dhe Selanik, “Carmina Burana” do t’i prezantohet edhe publikut të Shkupit.
Si solistë do të performojnë sopranoja Ana Durlovski, tenori Nikolas Spanos nga Greqia dhe baritoni Ivo Jordanov nga Bullgaria.