Orkestra Kombëtare e Xhazit vazhdon aktivitetet ndërkombëtare, duke prezantuar skenën maqedonase të xhazit para publikut evropian.
Më 2 nëntor, ansambli kombo do të performojë në PETROF Gallery në Hradec Králové të Çekisë, me një program muzikor me kompozime origjinale.
Dy ditë më vonë, më 4 nëntor, orkestra do të hapë edicionin jubilar të 30-të të Jazz Fest Sarajevo, me një koncert në Teatrin Kombëtar në Sarajevë dhe me programin „Macedonian Dreams“, nën dirigjimin e Vlladimir Nikollovit.
Programi ndërthur muzikën tradicionale maqedonase, meloditë popullore dhe shprehjen bashkëkohore të xhazit, duke paraqitur pasurinë e trashëgimisë muzikore maqedonase në një veshje të re orkestrale.
Këto paraqitje janë një tjetër dëshmi e afirmimit ndërkombëtar dhe e vazhdimësisë artistike të Orkestrës Kombëtare të Xhazit.